Telefonat më të shpejtë Android në botë - Bota Sot
Telefonat më të shpejtë Android në botë

Mobile

Telefonat më të shpejtë Android në botë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:16
Foto

Faqja për testime AnTuTu nga Kina shpalli listën e telefonave më të shpejtë të Android për muajin mars, duke u mbështetur në pajisje të bazuara në procesorin Snapdragon 855.

Në mesin e dhjetë të parëve ishin disa telefona të pajisur me procesor Snapdragon 845 dhe Kirin 980.

Lista përfshin brendet Huawei, Samsung, Xiaomi, Lenovo dhe Vivo. Shtatë nga dhjetë pajisjet posedojnë procesor Snapdragon 855, dy Kirin 980, dhe një Snapdragon 845.

Në vend të parë, u gjet modeli Xiaomi i flipchip Mi 9 në Transparent Edition, i cili shënoi 372.072 pikë në testin AnTuTu. Menjëherë pas tij është Mi 9 standard me 371.878 pikë, transmeton KosovaPress.

iQOO Vivo renditet në pozitën e tretë me 365,430 pikë. Në vendin e katërt dhe të pestë, u renditen modelet Samsung Galaxy S10. S10 + fitoi 359.987 pikë dhe S10 standard 359.217 pikë. Vendi i gjashtë dhe i shtatë ‘u rezervuan’ për Vivo iQOO dhe Lenovo Z5 Pro GT, me 356,510, përkatësisht 348.591 pikë.

"Ndërhyrës" në listë janë Nubia Red Magic Mars, Honor V20 dhe Mate 20X. Këta telefona nuk kanë procesor Snapdragon 855, por Snapdragon 845 (Nubia) dhe Kirin 980 (Honor dhe Huawei). Ata u renditën të fundit, duke fituar më pak se 320.000 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...