Pixel 3a shihet në dyqanin e Google - Bota Sot
Pixel 3a shihet në dyqanin e Google

Mobile

Pixel 3a shihet në dyqanin e Google

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:07
Pixel 3a

Kemi dëgjuar thashetheme se Google mund të jetë duke punuar në një telefon të ri Pixel me çmim të lirë, të njohur si Pixel 3a.

Është e paqartë kur Google do të lansojë këto pajisje, por duket se ne mund të jemi afër një lansimi zyrtar, sepse sipas një raporti nga 9to5Google, telefoni është parë në dyqanin e vetë Google.

Vini re se pamja nuk ishte e telefonit në vetvete, por një referencë ku emri Pixel 3a ishte përmendur në mënyrë eksplicite.

Për fat të keq, detajet rreth pajisjes janë ende mjaft të pakta, por ka gjasë të mirë që ato të publikohen së shpejti.

Sipas thashethemeve, me sa duket do të ketë të paktën dy modele: Pixel 3a dhe Pixel 3a XL.

Do të jetë e ngjashme me konceptin Pixel 3 dhe 3 XL, me përjashtim të faktit se këto telefona do të sjellin specifika më të ulta.

Kjo përfshin përdorimin e Snapdragon 670 dhe 710, dhe Pixel 3a XL pritet të ketë një ekran pak më të madh.

Të dy telefonat gjithashtu të thuhet se do të paketojnë të paktën 4GB RAM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...