Ekrani i palosshëm që mund të jetë në telefonat e së ardhmes

Mobile

Ekrani i palosshëm që mund të jetë në telefonat e së ardhmes

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:23
Ekrani i palosshëm

Kohëve të fundit, kemi parë shumë telefona të palosshëm prej Samsung Galxy Fold, deri te Huawei Mate X, që mund të jenë e ardhmja e pajisjeve telefonike.

Mirëpo, asnjë prej tyre nuk është lansuar, apo të jetë dhënë ekspertëve për hulumtim.

Së fundmi, kompania Sharp e ka prezantuar një ekran të palosshëm që mund të jetë në telefonat e së ardhmes, për shkak të mundësive të mahnitshme.

Mësohet se ekrani AMOLED i ka 18 inç, si dhe rezolucion 3,040 x 1,440, ndërsa mund të paloset deri në 300 mijë herë.

Megjithëse ky numër duket si mundësi e vogël, mund të paloset 100 herë në ditë apo 36,500 herë në vit.

Nëse paloset kaq shumë herë në vit, atëherë mund të zgjatë për 8.2 vjet. Madje, nëse paloset 200 herë në vit, atëherë mund të përdoret për 4.1 vjet, që nuk është pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat