Apple mund ta lansojë një telefon të ngjashëm me iPhone 8

Mobile

Apple mund ta lansojë një telefon të ngjashëm me iPhone 8

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:56
iPhone 8

Dashamirësit e telefonave të zgjuar që kanë formate më të vogla, do t’i gëzohen faktit që Apple po konsideron ta lansojë një iPhone me ekran 4.7 inç.

Economic Daily News raporton se, në mars të vitit që vjen, mund të lansohet telefoni i ngjashëm me iPhone 8, që ka të njëjta përmasa.

Gjithnjë sipas raportit, ideja prapa këtij iPhone, është të ndërtohet një telefon i ri me teknologji të vjetër, për ta ofruar me çmim më të lirë, për ta bërë sa më atraktiv për klientët.

Pritet që ta ketë procesorin Apple A13, një kamerë të pasme dhe të fillojë nga 128GB. Në pjesën e jashtme, do të ketë dizajnin e njëjtë me iPhone 8, përfshirë edhe butonin startues dhe kornizën e madhe metalike.

Çmimi i telefonit do të jetë 649 dollarë – derisa iPhone 8 me 64GB, kushton 599 dollarë. Me zgjerimine prodhimit, Apple po krijon gjithnjë e më shumë edhe telefona të lirë.

Krahas iPhone XS dhe XS Max, e ka krijuar edhe iPhone XR që është shumë më i lirë, andaj rikthimi iPhone 8 që është lansuar para një viti e gjysmë, nuk është befasi shumë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat