Samsung së shpejti cakton datën e prezantimit të Galaxy Fold

Mobile

Samsung së shpejti cakton datën e prezantimit të Galaxy Fold

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:30
Samsung Galaxy Fold

Më në fund, Samsung Galaxy Fold do ta ketë një datë për prezantim.

Kohë më parë, kompania e ka shtyrë datën e prezantimit të këtij telefoni të palosshëm, për shkak të problemeve të raportuara në ekran.

Mirëpo, tani Korea Herald raporton se Samsung është gati ta prezantojë Fold, meqenëse ka gjetur dhe mënjanuar shkaktarët që e pengonin sistemin e palosjes.

“I kemi evidentuar substancat, që kanë hyrë në pajisje dhe shkaktuar problem. Jemi gati, që ta prezantojmë në datën e caktuar” ka thënë një prej zyrtarëve të lartë të kompanisë.

Ende nuk dihet se kur mund ta shohim Samsung Galaxy Fold, që do të del në treg për 1,980 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat