Raporti i ri ‘konfirmon’ se iPhone 2019 do të mbështes mbushjen pa kabllo

Mobile

Raporti i ri ‘konfirmon’ se iPhone 2019 do të mbështes mbushjen pa kabllo

Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ishte me iPhone X kur Apple më në fund dhe zyrtarisht solli mbështetje për ngarkimin pa kabllo në iPhone-ët e tyre.

Sidoqoftë, deri atëherë u duk sikur Apple ishte me të vërtetë vonë për teknologjinë, sepse konkurrenca jo vetëm mbështeti mbushjen pa kabllo, por disa pajisje si Huawei Mate 20 Pro mbështetnin mbushjen e kundërt me valë.

Kjo i dha telefonit aftësinë për të ngarkuar pa tel një pajisje tjetër kompatibile.

Megjithatë, duket se Apple tani mund të jetë duke u kyçur në lojë, pasi në një raport nga Bloomberg, iPhone 2019 nga Apple thuhet se e mbështet këtë veçori.

Poashtu, është raportuar në mënyrë të ngjashme në mars nga Mac Otakara që ngarkimi i pajisjeve tjera nga një telefon mund të jetë një tipar i iPhone 2019 të Apple.

Çfarë do të thotë kjo është se iPhone 2019 do të ketë aftësinë për të ngarkuar me bateri një pajisje tjetër që mbështet ngarkimin me valë dhe përdor Qi, të tillë si AirPods.

Raporti pohon se kjo veçori do të jetë e disponueshme në të gjitha modelet e reja të iPhone.

Teknologjia do të jetë një tipar mjaft interesant, edhe pse siç thamë, nuk është saktësisht diçka e re pasi më parë Samsung kishte nisur një tipar të ngjashëm me serinë Galaxy S10, ku mund të përdoret për të ngarkuar edhe kufjet Samsung Galaxy Buds.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat