Lenovo Z6 Pro vjen në edicion të veçantë “Ferrari Edition” - Bota Sot
Lenovo Z6 Pro vjen në edicion të veçantë “Ferrari Edition”

Mobile

Lenovo Z6 Pro vjen në edicion të veçantë “Ferrari Edition”

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:00
Lenovo Z6 Pro

Lenovo Z6 Pro i është bashkuar telefonave që kanë edicione të veçanta sipas brendeve të super-veturave.

Nënkryetari i kompanisë Lenovo ka publikuar një fotografi të Z6 Pro në edicion “Ferrari” në rrjetin social kinez Weibo. Ai nuk ka zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë smartfon.

Nuk dihet nëse ky smartfon përfshinë veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë. Po ashtu, nuk dihet nëse ky model i veçantë do të jetë në dispozicion për konsumatorë.

Image

Gjithashtu, Lenovo Z6 Pro në pjesën e pasme ka edhe logon e brendit italian të super-veturave, Ferrari.

Një listë e shkurtër e telefonave në edicione të veçanta sipas super-veturave: Huawei Mate RS Porsche Design, Oppo Find X Lamborghini, OnePlus 6T McLaren dhe tani Lenovo Z6 Pro Ferrari Edition.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...