Samsung zhgënjeu me Galaxy Fold, kompanitë nuk tregojnë planet për telefonat e palosshëm

Mobile

Samsung zhgënjeu me Galaxy Fold, kompanitë nuk tregojnë planet për telefonat e palosshëm

Më: 11 maj 2019 Në ora: 22:57
Galaxy Fold

Sikur telefonat e palosshëm të jenë e ardhmja e telefonisë, Google dështoi t’i hynte tregut dhe të arrinte në këtë nivel.

Gjatë aktivitetit Google I/O janë treguar shumë plane, lidhur me të ardhmen e telefonave, mirëpo as që është përmenduar ndonjë telefon me mundësi që të paloset.

Megjithëse ishte thënë më herët, që telefonat Android kanë mundësi edhe të palosen, në aktivitet pritej që të ketë së paku ndonjë model të krijuar si concept. Të prnishmit nuk kanë parë asgjë nga ky aspekt, ndërsa ka munguar edhe ndonjë lajm lidhur me këtë lloj telefoni.

Fajin që Google nuk ka tha asgjë, është krejtësisht te Samsung. Prezantimi zhgënjyes i Galaxy Fold, ka bërë që Google bashkë me shumë kompani tjera, të tregojnë ndonjë plan lidhur me telefonat e palosshëm, sikur të jeë përmendur ndonjëherë.

Megjithatë, ditë më parë, Samsung ka bërë të ditur, se do të del me një datë, ku do të tregojë datën e lansimit të Galaxy Fold.

Kjo pritet të jetë një kthesë, që kompanitë sërish të nisin me prezantimin e arritjeve të tyre në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat