Huawei do të lansojë variantin 5G të Mate 20 këtë verë - Bota Sot
Huawei do të lansojë variantin 5G të Mate 20 këtë verë

Mobile

Huawei do të lansojë variantin 5G të Mate 20 këtë verë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:01
Huawei

Huawei ka njoftuar se do të ofrojë një telefon 5G në Britani të Madhe këtë verë, pas lansimit zyrtar të 5G në vend.

Kompania tha se do të lëshojë një version 5G të Huawei Mate 20 X që fillimisht u lansua vitin e kaluar.

Nëse jeni duke kërkuar për një telefon me madhësi të dyfishtë, atëherë Mate 20 X është një telefon për ju. Mbështetja për 5G do ta bëjë këtë edicion të ri edhe më të mahnitshëm.

Por ky nuk është telefoni i vetëm 5G që ofron Huawei. Huawei Mate X, telefoni i palosshëm i palansuar, do të jetë gjithashtu 5G.

Në një ngjarje lansimi në Londër më 16 maj, Huawei zyrtarisht publikoi Huawei Mate 20 X 5G dhe bisedoi mbi aftësitë 5G dhe ndryshimet e reja.

Mate 20X 5G, thuhet, është modifikuar pak, për të mbështetur baterinë deri në 40W, në vend të 22.5W, dhe ju mund të blini një stilolaps dixhital M-Pen për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...