Shfaqen specifikat e Redmi 7A

Mobile

Shfaqen specifikat e Redmi 7A

Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:23
Redmi 7A

Së fundmi, autoriteti rregullativ kinez TENAA ka publikuar disa fotografi të cilat kanë konfirmuar dizajnin e Redmi 7A.

Tani, TENAA ka publikuar edhe specifikat e këtij smartfoni të ri.

Redmi 7A, i cili është listuar në TENAA me numra të modelit M1903C3EC dhe M1903C3EE, pritet të vijë me procesor tetëbërthamësh e shpejtësi prej 1.4 GHz. Po ashtu, pritet të vijë në tre konfiguracione të memories: 2 GB/16 GB, 3 GB/32 GB dhe 4 GB/64 GB, ku të gjitha mund të zgjerohen deri në 256 GB përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, Redmi 7A pritet të vijë me ekran 5.45-inç me rezolucion prej 1.440 x 720 pikselë dhe do të punojë me sistemin operativ Android Pie me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10, shkruan gsmarena.

Sa i përket kamerave, smartfoni i ri 7A do të ketë kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kuqe, të kaltër, rozë, të bardhë, vjollce dhe gri, si dhe do të ketë baterinë prej 3.900 mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat