Honor lansoi serinë e re të telefonave, Honor 20

Mobile

Honor lansoi serinë e re të telefonave, Honor 20

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:23
Honor 20

Honor lansoi serinë e fundit të telefonave, të quajtur “Honor 20”, në një ngjarje në Londër.

Telefonat debutojnë në një fushatë të re të titulluar “Capture Wonder” dhe kjo vetëm vërteton gjithçka për atë që kompania shpreson ta mundësojë me këtë treshe të pajisjeve të reja – Honor Lite, Honor 20 dhe Honor 20 Pro.

Honor 20 Pro, ka një aparat fotografik të katërfishtë që ofron 3x zmadhim optik pa humbje dhe 30x zmadhim dixhital, i cili është mprehur dhe rregulluar nëpërmjet softuerit.

Image

Zmadhimi i njejtë maksimal është arritur me Huawei P30. Duke pasur parasysh se Honor është një nën-markë e Huawei, mund të presim ‘mrekullinë’ e njejtë, që krijon një zmadhim dixhital pothuajse pa humbje.

Kamera e katërfisht në Honor 20 Pro përbëhet nga një aparat fotografik kryesor 48MP me aperturë f / 1.4 dhe Stabilizim Optik të Imazhit (OIS).

Image

Ky sensor me kënd të gjerë është i shoqëruar me një aparat fotografik me 8MP, një kënd ultra të gjerë 16MP dhe së fundmi një aparat fotografik makro 2MP për të përmirësuar çdo foto në afërsi.

Kjo do të përmirësojë fotot tuaja të festave, duke ju lejuar të kapni detaje që kurrë nuk do të keni qenë në gjendje të bëni në të kundërtën.

Fuqizimi i Honor 20 Pro vjen prej një baterie prej 4,000mAh, e cila duhet të jetë mjaft e fuqishme për të siguruar jetëgjatësinë e baterisë gjatë tërë ditës.

Por kur telefoni fiket, Honor mbështet 22.5W Honor SuperCharge i cili rimbush 50% të kapacitetit të baterisë në vetëm gjysmë ore. Honor 20 fillon nga € 453, ndërsa Honor 20 Pro fillon nga € 599.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat