Kontrolloni kohën që fëmijët shpenzojnë në telefon

Mobile

Kontrolloni kohën që fëmijët shpenzojnë në telefon

Më: 23 maj 2019 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Mjafton që gjatë mbrëmjeve të reduktojmë përdorimin e smartphone-it për të rregulluar pagjumësinë tek adoleshentët. Shqetësimi kryesor mbërrin nga drita e ekranit në frekuencat e ngjyrës blu të aparateve teknologjike.

Kërkuesit holandezë të Institutit të Neuroshkencave kanë studiuar grupe adoleshentësh të cilët kishin kohëzgjatje të ndryshme në qëndrimin në kontakt me teknologjinë gjatë orëve të ditës dhe të mbrëmjes.

Disa prej tyre iu kërkua të evitonin përdorimin e smartphone-ve gjatë mbrëmjes dhe rezultoi se kjo ishte e mjaftueshme për të rikthyer gjumin e rregullt tek kjo grupmoshë, që është ndër më delikatet. Studimet janë paraqitur edhe në Konventën Evropiane mbi Endokrinologjinë që u mbajt në Lion të Francës.

Sipas autorëve, ky studim tregon se problemet me gjumin mund të zgjidhen lehtësisht duke minimizuar përdorimin e teknologjisë gjatë mbrëmjes dhe kjo vlen edhe për fëmijët e vegjël. Limiti, sipas tyre, për fëmijët deri në 5 vjeç nuk duhet të kalojë 2 orë në ditë para televizorit, tabletave etj, pasi shton rreth 6 herë rrezikun që në të ardhmen të vuajnë nga mungesa e vëmendjes dhe përqendrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat