Burime brenda Samsung japin lajmin e keq për ‘Galaxy Note 10’ - Bota Sot
Burime brenda Samsung japin lajmin e keq për ‘Galaxy Note 10’

Mobile

Burime brenda Samsung japin lajmin e keq për ‘Galaxy Note 10’

Më: 27 maj 2019 Në ora: 17:10

Pritshmëria për Samsung Galaxy Note 10 është e lartë, pavarësisht nga disa pandehjeve se do ketë probleme.

Por, dy burime të mëdha kanë paralajmëruar disa lajme të këqija për ata që po e presin me padurim këtë lloj smartfoni.

Zhvilluesi i aplikacioneve Max Weinbach, së bashku me Steve Hemmerstoffer (aka nëpërmjet ‘Twitter’-it kanë deklaruar se dizajni i ri i kamerës Galaxy Note 10 është tejët jo-estetik.

Duke iu referuar burimeve të tij, Weinbach deklaroi: “Unë mendoj se Note 10 Pro do të duket shumë më keq se sa njerëzit mendojnë. Madje, shumë më i keq sesa dizajni i paraqitur në koncept-telefonin e Samsung-ut”.

Hemmerstoffer ishte po ashtu i të njëjtit mendim kur u pyet nëse dizajni i Galaxy Note 10 ishte “një përmirësim apo një hap prapa nga S10 +?”.

“Duket më i keq në krahasim me projektimin e kamerës së pasme të Galaxy Note 9”, deklaroi ai.

Nëse Galaxy Note 10 rezulton të jetë një dështim, entuziastët e Samsungut duhet të presin sepse duket se kompania do të lansojë një smartfon shumë më kreativ së shpejti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat