Lansimi i Galaxy Fold nga Samsung mund të vonohet përsëri? - Bota Sot
Lansimi i Galaxy Fold nga Samsung mund të vonohet përsëri?

Mobile

Lansimi i Galaxy Fold nga Samsung mund të vonohet përsëri?

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

CEO i Samsung, DJ Koh, tha në fillim të majit, kur kompania njoftoi se do të na “njoftojë shpejt” për datën e lansimit të Galaxy Fold, se pajisja “nuk do të vonohet”.

Kompania ka anuluar lansimin fillestar për shkak të çështjeve që prekin mekanizmin e palosjes dhe ekranin. Kompania është duke punuar shumë dhe duke u përpjekur për të rregulluar çështjet, por vonesat kanë bërë që BestBuy të anuloj ë gjitha para-porositë për Galaxy Fold.

Tani një raport i ri nga Koreja, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë, pohon se Samsung ka nevojë për më shumë kohë se sa pritej  për t’i rregulluar çështjet, gjë që mund të shpie në vonesa të mëtejshme.

Zyrtarët e paidentifikuar të telekomit janë ende të bindur se telefoni do të lansohet në qershor, por Samsung tha se “procesi i përmirësimit po ndodh në mënyrë jashtëzakonisht konfidenciale dhe komentet nga burimet e industrisë së telekomit nuk mund të konfirmohen”.

Ende nuk ka asnjë datë zyrtare nga Samsung në lansimin e pajisjes, por afati i vetëshpallur i 31 majit po afrohet me shpejtësi.

Samsung i dërgoi letra atyre që e para-porositën telefonin e palosshëm, duke thënë se “nëse ne nuk dëgjojmë nga ju dhe ne nuk kemi dërguar pajisjen deri më 31 maj, porosia juaj do të anulohet automatikisht – Samsung”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...