Zëvendësimi i Huawei për Android mund të quhet Ark OS

Mobile

Zëvendësimi i Huawei për Android mund të quhet Ark OS

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:20
Huawei

Pasi Google tërhoqi licencën Android për Huawei më 20 maj, kjo praktikisht përshpejtoi planin rezervë të kompanisë kineze për lansimin e sistemit operativ të tij, me emrin e brendshëm Hongmeng OS.

Tani është bërë e ditur se sistemi operativ Huawei mund të quhet Ark OS.

Informacioni vjen nga kërkesa për markën, të cilën Huawei e paraqiti në organizatën EUIPO (Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale) për Huawei Ark OS, Huawei ARK, ARK dhe ARK OS (24 maj).

Tani për tani, nuk dihet se në cilën fazë është zhvillimi i Huawei Ark OS. Megjithatë, kompania ka marrë parasysh këtë projekt që nga viti 2015. Një raport i kohëve të fundit ka sugjeruar se Huawei është duke negociuar me Aptoide, e cila mund të jetë një zëvendësim për dyqanin e Google Play.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat