Galaxy Note 10 do të ketë teknologjinë më të shpejtë të mbushjes

Mobile

Galaxy Note 10 do të ketë teknologjinë më të shpejtë të mbushjes

Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:51
Galaxy Note 10

Me çdo spekulim të ri të Galaxy Note 10 që shfaqet, bëhet gjithnjë e më e qartë se telefoni nuk do të jetë thjesht një Galaxy S10 që shton një laps dixhital të ndërtuar me lehtësi.

Galaxy Note 10 do të ketë një dizajn të ri, kanë sugjeruar spekulime të reja. Përveç këtyre ndryshimeve në dizajn, një rrjedhje e re na tregon se Galaxy Note 10 mund të ketë një përmirësim të rëndësishëm që e dallon nga çdo telefon tjetër Samsung, duke përfshirë telefonat në serinë e re të Galaxy S10 të Samsung.

Të gjitha versionet e Galaxy S10 4G mbështesin mubshësin me shpejtësi 15W me tela dhe pa tela, ndërsa Galaxy S10 5G është i vetmi nga grupi që vjen me 25W.

Kjo është shumë më shpejt se më parë, por është një veçori që gjendet vetëm në një telefon të shtrenjtë që nuk është i disponueshëm në shumicën e tregjeve.

Gjithashtu duhet të ceket se rivalët e Samsung tashmë ofrojnë bateri më të shpejtë në disa nga pajisjet e tyre të fundit.

Ice Universe thotë se “shpejtësia e ngarkimit është një përmirësim i rëndësishëm për Note 10”, pa dhënë ndonjë veçori.

Duke marrë parasysh se 15W është shpejtësia maksimale për shumicën e telefonave S10, 25W mund të konsiderohet si një përmirësim i rëndësishëm.

Procesorët e ri Samsung mbështesin shpejtësinë USB-C të ngarkimit deri në 100W. Kjo nuk do të thotë se Galaxy Note 10 do të ketë shpejtësi të ngarkimit 100W, vetëm se Samsung është duke u përgatitur për t’u marrë me nevojat më të shpejta të ngarkimit të baterive në të gjithë telefonat, dhe këto mbushës USB-C 100W do të jenë në gjendje të përshtaten me çdo pajisje që përdorni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat