Moto Z4 mundëson shfrytëzimin e rrjetit G5 me çmim më të lirë

Mobile

Moto Z4 mundëson shfrytëzimin e rrjetit G5 me çmim më të lirë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:45
Moto Z4

Shumë shpejtë do të lansohet një telefon, që mundëson shfrytëzimin e 5G pa shpenzuar shumë.

Pajisja Moto Z4, që u prezantua para disa ditësh nga Amazon, ka disa specifikashumë të pëlqyeshme, derisa nuk është aq e shtrenjtë.

Ekranin e ka OLED me 6.4 inç, Snapdragon 675, derisa ka 4GB RAM dhe 128GB të tjera. Kamera është e fuqishme me 48 megapixel, derisa kamera për selfie i ka 25 megapixel.

Të veçantë Moto Z4 e bën çmimi prej 440 dollarë, si dhe integrimi i Motorola 5G Mod.

Raportohet se ky telefon mund të blihet edhe jashtë Verizon, mirëpo kjo nuk lejon shfrytëzimin e internetit 5g, andaj rekomandohet që blerja të jetë në pikat kryesore.

Në këtë mënyrë, Moto Z4 ofron shërbim me çmim shumë të lirë të rrjetit 5G, megjithëse nuk bëhet e ditur çmimi konkret që kërkohet për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat