Meizu 16x me çmim shumë më të lirë se telefonat e zgjuar - Bota Sot
Meizu 16x me çmim shumë më të lirë se telefonat e zgjuar

Mobile

Meizu 16x me çmim shumë më të lirë se telefonat e zgjuar

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Kompania kineze Meizu e ka lansuar telefonin e ri, që është një prej atyre pajisjeve, që iu bën të mendoni se keni paguar shumë për telefonin e zgjuar që e keni blerë.

Në ekranin 6.1 inç AMOLED, Meizu 16x e ka të integruar edhe hapësirën për hapje me prekje nëpërmjet shenjave të gishtit.

Telefonin me tri kamera 48/8/5 megapixel, e furnizon procesori Qualcomm Snapdragon 675, derisa ka bateri prej 4,000mAh. Më e rrëndësishmja, version 6GB/64GB kushton 245 dollarë, derisa për 6GB/68GB duhet paguar 289 dollarë.

Kemi parë telefona të ngjashme që kanë çmim të ulët edhe nga Xiaomi dhe Oppo, ndërsa tani edhe Meizu 16x është një telefon i avancuar, që është shumë më lirë se telefonat tjerë që janë në treg.

Megjithëse nuk është ndonjë emër i madh në treg, ky model i lansuar nga Meizu është shumë praktik dhe pritet të jetë i kërkuar, pikërisht për çmimin e ulët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...