Nokia prezanton pajisje të reja javën e ardhshme në Itali?

Mobile

Nokia prezanton pajisje të reja javën e ardhshme në Itali?

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 00:42
Nokia

Edhe pse Nokia njoftoi prezantimin e telefonave të ri të mençur në Indi, ndërkohë pritet të organizohet edhe një event i tillë në Itali.

Në eventin në Nju Delhi, Indi,  pritet prezantimi i dy telefonave të ri të mençur për tregun lokal - Nokia 1 plus dhe Nokia PureView 9.

Ndërkohë në Itali do të mbahet premiera e disa pajisjeve të ngjashme me telefonin e mençur Nokia X71 që tashmë ndodhet në tregun kinez.

Nuk dihet se për cilat pajisje bëhet fjalë saktësisht, por vitin e kaluar Nokia në të njëjtën periudhë prezantoi tri pajisje në Moskë (Nokia 5.1, Nokia 3.1 dhe Nokia 2.1).

Deri më tani, thuhet se bëhet fjalë për telefona të mençur Nokia që duhet të vijë me një procesor Snapdragon 429, transmeton KosovaPress.

Në MWC e këtij viti, u prezantuan modelet Nokia 3.2 dhe Nokia 4.2, kështu që mund të bëhet fjalë Nokia 2.2 ose 5.2, dhe mund të ndodhë të prezantohet edhe  pasardhësi i Nokia 6.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat