Sistemi iOS 13 do të punojë edhe në mbrojtjen e baterisë së telefonave iPhone - Bota Sot
Sistemi iOS 13 do të punojë edhe në mbrojtjen e baterisë së telefonave iPhone

Mobile

Sistemi iOS 13 do të punojë edhe në mbrojtjen e baterisë së telefonave iPhone

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Në mesin e shumë përparësive që i sjellë iOS 13, është edhe një shumë i rrëndësishëm, që ka të bëjë me baterinë e telefonave iPhone, për një periudhë shumë më të gjatë.

Cult of Mc raporton se ky opsion që njihet si “Optimizimi i mbushjes së baterisë” do të punojë edhe në mbrojtjen e baterisë duke mos e mbushur më shumë se 80 për qind, vetëm nëse është e nevojshme.

Detajet lidhur me formën se si punon, nuk janë bërë të ditura, ndërsa Apple ka provuar edhe më parë, të bëjë diçka që bateria të mos mbushet deri në maksimum.

Image

Manuali i iPhone X, tregon se bateria e këtij telefoni mbushet vetëm deri në 88 për qind, që pjesa tjetër të mbetet e zbrazët. Të njëjtën formë e përdorë edhe Tesla, duke ndaluar mbushjen e baterisë deri në fund.

Raportohet se mbushja e baterisë në tërësi dhe pastaj shfrytëzimi dhe zbrazja deri në zero, është shumë e keqe dhe ndikon në një kohë më të largët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...