Huaweit i ndalohet ta para instalojë Facebook - Bota Sot
Huaweit i ndalohet ta para instalojë Facebook

Mobile

Huaweit i ndalohet ta para instalojë Facebook

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Secili Android që blihen gjatë këtyre ditëve, e ka të para instaluar edhe Facebook, mirëpo kjo mundësi nuk vjen edhe në Huawei të ri.

Që kur Huawei hyri në listën e Departamentit Komercial të Shteteve të Bashkuara, kësaj kompanie kineze i është ndaluar ta para instlojë këtë rrjet social.

Ndalimin që e ka konfirmuar Facebook, mund të përfshijë edhe WhatsApp dhe Instagram, që janë në të njëjtën pronësi.

Megjithëse mund të instalohen nëpërmjet Play Store, ndalesa është një arsye për ta bërë edhe më pak të kërkueshme nga blerësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...