Huawei shtyn lansimin e Mate X - Bota Sot
Huawei shtyn lansimin e Mate X

Mobile

Huawei shtyn lansimin e Mate X

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:34
Mate X

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, ka shtyrë lansimin e smartfonit të saj të palosshëm, Mate X, për muajin shtator. Ajo kishte planifikuar që këtë smartfon ta lansojë këtë verë.

Kompania ka thënë se ka dashur të bëjë disa teste shtesë pas raportimit të shpërthimeve të ekranit të smartfonit të palosshëm të Samsungut, Galaxy Fold, raporton BBC.

Të dy këto kompanitë, kanë zbuluar pajisjet e tyre në muajin shkurt të këtij viti por Huawei thotë se tani dëshiron të jetë më “e kujdesshme”.

Aktualisht, Samsungu nuk ka ndonjë datë të lansimit të Galaxy Fold.

Huawei ka konfirmuar për BBC se Mate X pritet të lansohet në muajin shtator të këtij viti.

“Nuk duamë të lansojmë produktin për të shkatërruar reputacionin tonë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për CNBC. “Mate X është planifikuar që të arrijë më vonë sesa Galaxy Fold i Samsungut, por problemet e kësaj kompanie koreano-jugore i kanë dhënë Huaweit më shumë hapësirë”, ka thënë Bren Wood nga CCS Insight.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...