Huawei ka filluar të shfaqë reklama në ekranet e mbyllura të telefonave të zgjuar - Bota Sot
Huawei ka filluar të shfaqë reklama në ekranet e mbyllura të telefonave të zgjuar

Mobile

Huawei ka filluar të shfaqë reklama në ekranet e mbyllura të telefonave të zgjuar

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:39
Huawei

Kompania kineze e prodhimit të telefonave Huawei, ka filluar të shfaqë reklama të rezervimeve për Booking.com, në ekranet e mbyllura.

Android Police raporton se kjo iu ka ndodhur përdoruesve telefonave të zgjuar, që kanë modelet P30 Pro, P20 Pro, P20 P20 Lite apo Honor 10, të cilët jetojnë në Britani të Madhe, Holandë, Irlandë, Afrikën e Jugut, Norvegji dhe Gjermani.

Duket se Huawei e ka futur këtë reklamë, në sistemin e fotografisë së ekranit dhe të gjithë ata që nuk e ndryshojnë fotografinë, do të vazhdojnë ta shohin.

Shlyerja e imazhit të sfondit dhe ndryshimi i fotografisë që është vendosur si e përhershme, e largon menjëherë.

Duke mos pranuar se e kanë bërë me qëllim, zyrtarë nga Huawei kanë thënë se i kanë larguar këto reklama nga serverët dhe po punojnë që të zbulojnë se si ndodhi.

Mirëmbajtësit e Huawei shpërndanë reagimin e një përdoruesi në Twitter, duke kërkuar falje dhe treguar se si mund të largohet reklama, që ishte për një agjenci turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...