Sipas një raporti të fundit nga analisti i shquar i Apple, Ming-Chi Kuo, gjiganti i iPhone ka filluar të bëjë plane për 2020.
Sipas tij do të jenë modelet e vitit të ardhshëm të parët me teknologjinë 5G, por jo të gjithë. Bëhet fjalë për modelet e rangut të lartë ndërsa e mbarë linja iPhone do të kalojë në 5G vetëm në 2021.
Raporti është në një linjë me spekulimet e fundit se kompania do të mbajë peng 5G deri në 2020. Një gjë e tillë e vendos Apple pas disa prodhuesve të telefonëve Android të cilët i kanë hyrë një gare për të sjellë teknologjinë në treg.
Këto kompani si Samsung, LG e madje edhe OnePlus, kanë shansin të lidhin marrëveshjet e para me operatorët celularë të cilët kanë filluar të ofrojnë shërbime 5G.
Dëshira për të sjellë 5G tek iPhone mendohet të jetë një prej arsyeve kryesore pse Apple u tërhoq nga beteja ligjore me Qualcomm.
Por sipas Kuo në 2022 ose 2023 Apple do të prodhojë vetë këto çipe duke ndihmuar kompaninë të divorcohet nga palët e treta.
Raporti vijon më tutje duke thënë se Apple do të prodhojë tre modele iPhone vitin e ardhshëm. Lista përfshin modelet 5.4-inç dhe 6.7-inç OLED duke kaluar dhe modelin e vogël në fjalën e fundit të teknologjisë së ekraneve.
Pasardhësi i XR do të ketë vetëm teknologjinë 4G LTE dhe jo atë 5G vitin e ardhshëm.