Kjo është data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Mobile

Kjo është data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:52
Ilustrim

Samsung nuk ka për tu tërhequr nga aktiviteti i madh i prezantimit të Galaxy Note të ri.

Ndërsa jemi ende në pritje të ndonjë lajmi për telefonin me palosje të Samsung Galaxy Fold i cili u tërhoq nga tregu në Prill, Samsung nuk ka për tu tërhequr nga aktiviteti i madh i prezantimit të Galaxy Note të ri.

Sipas CNET, kompania do të mbajë aktivitetin tashmë tradicional Unpacked më 7 Gusht në Qendrën Barclays në Broklin, transmeton “Pc World Albania”.

Së bashku me pajisjet 5G dhe Galaxy Fold, telefoni që presim të shohim si Galaxy Note 10 duhet të ndihmojë Samsung të forcojë pozitat e tij të lidershipit në segmentin e telefonëve premium.

Është ky model telefoni i cili ka udhëhequr rrugën drejt smartfonëve me ekrane të mëdha dhe mbetet interesante të shohim sesi do të evoluojë përballë një konkurrence dita ditës në rritje.

Galaxy Note 9 i lançuar vitin e kaluar ishte i mrekullueshëm por nuk themi dot të njëjtën për versionin e Androidit me të cilin erdhi. Shpresojmë që problemet e softuerit të adresohen kësaj here së bashku me mbështetjen për asistentit IA të tjerë përveç Bixby.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat