Samsung Galaxy Note 10 do të prezantohet më 7 gusht

Mobile

Samsung Galaxy Note 10 do të prezantohet më 7 gusht

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:52
Samsung Galaxy Note 10

Burimet e afërta me kompaninë Samsung pohojnë se gjiganti i Koresë së Jugut do ta lansojë Galaxy Note 10 më 7 gusht në New York.

Note është tradicionalisht platforma e parë e Samsungut për prezantimin e teknologjive të reja, ndërsa thashethemet pohojnë se këtë vit do të prezantohet modeli në dy madhësi, njëri prej të cilëve do të jetë versioni 5G. Gjithashtu, po flitet se slloti 3.5 mm për kufje do të shkojë në histori, apo që Note i ri nuk do ta ketë atë..

Kohët e fundit në Twitter u shfaq edhe renderi i cili është dëshmi e eliminimit të skajeve të sipërme dhe të poshtme. Notchi për kamerën e përparme është zhvendosur në mes dhe nuk është pozicionuar anash si në rastin e Galaxy S10. Note më i madh do të ketë ekran të madh prej 6.75 inçëve, ndërsa ai më i vogël do të ketë ekran 6.3 inçësh. Si duket pajisja e ardhshme do t’i ketë tre kamera të pasme të radhitura vertikalisht.

Samsungu thuhet se do ta zgjedh përsëri Barclays Center në Brooklyn për prezantimin e Note të ri, ngjarje kjo e cila do të mbahet më 7 gusht. Deri atëherë presim "rrjedhje" të detajeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat