OnePlus TV mund të lansohet së shpejti

Mobile

OnePlus TV mund të lansohet së shpejti

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

OnePlus është një kompani e njohur për telefonat e tyre, por vitin e kaluar kompania konfirmoi se do të zhvillonin një TV të zgjuar.

Detajet e pajisjes ishin të pakta atëherë, por deri më sot nuk kemi dëgjuar shumë në atë front, duke i lënë disa të pyesin nëse pajisja do të vijë ose jo.

Lajmi i mirë është se nëse ishit duke pritur për të parë se si OnePlus mund të merret me tregun e ‘smart TV’, informatori i teknologjisë, Ishan Agarwal, ka shkruar në Twitter se sipas burimeve të tij, lansimi zyrtar i pajisjes do të ndodhë së shpejti.

Nuk u përmendën data specifike, por ai përmend se është “jo shumë larg”.

Sa i përket specifikave, për fat të keq, kjo ende mbetet një mister, por Agarwal spekulon se ekziston një shans i mirë që nuk do të jetë një TV OLED.

Duke pasur parasysh se tregu televiziv është i dominuar nga veteranët e industrisë si Samsung, LG, Sony dhe Panasonic, vetëm për të përmendur disa, jemi kureshtarë se çfarë OnePlus mund të bëj ndryshe.

Kompania në të kaluarën zakonisht mbështetej në çmim për të mbajtur veten ndryshe nga konkurrenca, kështu që nuk do të habiteshim nëse mund të përdorin një taktikë të ngjashme edhe për televizionin e tyre të mençur, por do të duhet të presim dhe të shohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat