LG G8 ThinQ lansohet globalisht

Mobile

LG G8 ThinQ lansohet globalisht

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:53
LG G8 ThinQ

Gjatë konferencës MWC 2019, LG e paralajmëroi modelin LG G8s ThinQ, i cili më 28 qershor u paraqit në tregun e Tajvanit, ndërsa tani është në dispozicion edhe në tregjet ndërkombëtare.

LG G8 ThinQ është një version i volitshëm i modelit standard LG G8 ThinQ, me një ekran Full HD+ 6,21 inçësh dhe sistem tre-kamerësh në anën e pasme krahasuar me modelin standard.

G8s ThinQ vazhdon ta përdorë çipsetin Snapdragon 855, dhe ka mbështetje për opsionin e mbushjes 18W Quick Charge 3.0. Në anën e pasme ndodhet kamera kryesore prej 12MP, ndërsa shoqërohet me kamerën ultra-të gjerë prej 13MP dhe telefoto prej 12MP. Në pjesën e përparme është vendosur sensori 8MP (Z Camera) me teknologjinë ToF.

LG G8s ThinQ e ka mbështetjen për gjestikulacionin Hand ID, i cili e mundëson hapjen e telefonit me ndihmën e pëllëmbës e cila kalohet mbi ekran. Gjithashtu është e mundur të kontrollohet zëri përmes rrotullimit në ajër dhe ekziston edhe opsioni i gjestikulacionit mbi ekran për t'iu përgjigjur thirrjes ose për të krijuar screenshot.

Telefoni vjen me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të ruajtjes. Më shumë detaje rreth çmimit dhe dispozicionit në tregjet specifike do të duhej të jenë në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat