Samsung përgatit telefona tjerë Galaxy A - Bota Sot
Samsung përgatit telefona tjerë Galaxy A

Mobile

Samsung përgatit telefona tjerë Galaxy A

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:15
Foto

Samsung ka prezantuar të paktën nëntë telefona të ri Galaxy A këtë vit, dhe të paktën tre modele të tjera janë në përgatitje.

Raportet e fundit tregojnë se një ose dy telefona Galaxy A50 po na presin, të cilët janë certifikuar nga Agjencia Wi-Fi Alliance.

Pajisjet, me numrat SM-A561F dhe SM-A562N, mund të jenë telefona të njëjtë në versione të ndryshme dhe mund të ketë produkte krejtësisht të ndryshme. Ne tashmë e dimë se Galaxy A10e dhe Galaxy A20e vijnë si versione specifike për tregje të caktuara, dhe Samsung gjithashtu mund të shpallë modelin Galaxy A50e.

Interesante është se këta numra të modeleve nuk janë vënë re më parë, që do të thotë se nuk ka të bëjë me telefonat e ardhshëm Galaxy A90 ose Galaxy A60.

Gjithashtu është vërë në dukej se telefoni SM-A507FN, i cili është i ndryshëm nga versionet nga listimi me Wi-Fi Alliance, kështu që është e mundur që të presim më shumë telefona nga seria Galaxy A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...