Samsung Galaxy Note 10 pritet të vijë me procesorin Exynos 9825

Mobile

Samsung Galaxy Note 10 pritet të vijë me procesorin Exynos 9825

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 18:29
ilustrim

Samsung Galaxy Note 10 do të lansohet muajin e ardhshëm dhe supozohet se mund të vijë në dy variante ku njëri do të mundësohet nga një procesor Qualcomm dhe tjetri do të mundësohet nga një procesor Samsung Exynos. 

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit në Geekbench, është zbuluar se Samsung Galaxy Note 10 i ardhshëm mund të mundësohet nga proceori Exynos 9825. 

Kjo pritet të jetë një përmirësim i lehtë mbi Galaxy S10 i cili u lansua më parë këtë vit, ku një nga variantet është mundësuar nga Exynos 9820.

Pikërisht sa i madh është një ndryshim midis procesorëve mbetet për t’u parë, kështu që ne vetëm duhet të presim dhe të shohim. 

Ndërkohë, është e paqartë nëse modeli Qualcomm do të mundësohet nga Snapdragon 855 ose Snapdragon 855+. 

Nuk është për t’u habitur nëse do të ishte kjo e fundit, veçanërisht pasi që ASUS tashmë ka njoftuar se telefoni i ardhshëm i tyre ROG 2 do të mundësohet nga 855+.

Samsung Galaxy Note 10 do të lansohet më 7 gusht në një ngjarje të organizuar nga Samsung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat