Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim - Bota Sot
Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim

Mobile

Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 16:26
Samsung

Miliona përdorues të celularëve Samsung po paralajmërojnë për një përditësim që mund t’ju kushtojë shumë.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet “Updates for Samsung – Android Update Versions”.

Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre.

Në fakt, Samsung siguron përditësime falas që shkarkohen në mënyrë të thjeshtë tek “settings”.

Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigjantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar.

Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët, ndërkohë që krijuesi fiton para me shumicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...