Shfaqen pamjet më të përafërta të iPhone 11 deri më tani

Mobile

Shfaqen pamjet më të përafërta të iPhone 11 deri më tani

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:58

Kohëve të fundit, kemi parë shumë imazhe të ndryshme, që tregojnë se si do të duket iPhone 11 në të tri versionet që do të lansohet.

Disa prej tyre i ka shpërndarë Apple, kurse të tjera janë treguar nga burime të ndryshme, që thuhet të jenë të afërta me kompaninë prodhuese.

Bazuar në këto fakte që janë konfirmuar, mobilie Fun ka ndërtuar maketet në format dhe detajet, që pritet t’i ketë ky iPhone i ri.

Me shfaqjen e pamjeve të të përafërta të iPhone 11 deri më tani, shumë prej shikuesve kanë mbetur të befasuar, me pjesën e ngritur ku ndodhen kamerat, është komentuar më së shumti.

Hapësira e gjerë ku ndodhen kamerat që thuhet të jenë të fuqishme, nuk është pëlqyer aspak, sepse konsiderohet si e ekzagjeruar, derisa shenja e Apple është vënë shumë më lart.

Në pamjet e shpërndara, shihen se si pritet të duken versionet e iPhone 11 me 5.8, 6.5 dhe 6.1 inç që pritet të lansohen gjatë muajit shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat