Rrjedhin imazhet e ekranit të Pixel 4

Mobile

Rrjedhin imazhet e ekranit të Pixel 4

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 21:15
Pixel 4

Kjo hapësirë, duket se fshehë teknologji teknologjinë e avancuar për të cilët ka paralajmëruar Google.

Në rrjedhjen e imazheve që e tregojnë dukjen e ekranit të Pixel 4, vërehet pjesa sipërme e kornizës që është mjaft e gjerë, gjë që edhe pritej të ishte.

Krahasuar me telefonat rival si Galaxy S10 Plus dhe OnePlus 7 Pro, korniza që ka edhe një shtresë në pjesën e poshtme, ka madhësi shumë të mëdha. Shtresa e sipërme do të mbulojë kamerën për selfie, si dhe sensorin që mundëson hapjen e telefonit, duke identifikuar përdoruesin.

Besohet se kjo hapësirë, do të shërbeje edhe për një teknologji të re të ndjeshmërisë ndaj lëvizjeve të quajtur Project Coli, që përdorë radarë për të identifikuar lëvizjet e ndryshme.

Madhësia e pjesës së sipërme, lë të kuptohet se Pixel 4 i nevojiten sensor mjaft të mëdhenj që të kryejnë këtë funksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat