Testet psikologjike zbulojnë: Përdorimi i zgjatur i telefonit na bën më pak intelegjent

Mobile

Testet psikologjike zbulojnë: Përdorimi i zgjatur i telefonit na bën më pak intelegjent

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Një studim i ri i publikuar në revistën ‘Applied Cognitive Psychology’ zbuloi se përdorimi i telefonave të mençur mund të çojë në një zvogëlim të aftësisë për të analizuar informacionet. 

Studimi, i titulluar “Një shqyrtim i efekteve të mundshme të përdorimit të zgjatur të telefonave në aftësitë kognitive”, përfshiu dy eksperimente për të studiuar efektet e përdorimit të zgjatur të teknologjisë në funksionin e trurit, duke pohuar atë që kemi dyshuar gjithmonë: shfletimi i vazhdueshëm në internet dhe klikimi i shpejtë do të bëjë mendimin kritik më të dobtë. 

Në studimin e parë të 105 studentëve universitarë, studiuesit zbuluan se përdorimi i telefonave të mençur ishte i lidhur me performancë më të ulët në zgjidhjen e problemeve sociale. 

Studimi i dytë ishte një eksperiment i kontrolluar për një javë prej 50 studentëve të diplomuar të cilët u caktuan rastësisht në një nga dy grupet: grupi i parë i studentëve nuk mund të përdorte telefonin e tyre për më shumë se dy orë në ditë. 

I dyti duhej të përdorte telefonin e tyre për të paktën pesë orë në ditë.

Duke përdorur Testin e Mendimit Kritik të Cornell (Cornell Critical Thinking Test,), studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në grup që përdorën telefonat e tyre për më shumë se pesë orë kishin një aftësi të zvogëluar për të interpretuar dhe analizuar kuptimin. 

“Në të dyja eksperimentet, përdorimi më i lartë i telefonave çoi në një aftësi të zvogëluar për të interpretuar dhe analizuar kuptimin më të thellë të informacionit”, pohuan autorët.

Megjithatë, në fund të muajit, nuk kishte asnjë ndryshim në mes të rezultateve për të dy grupet, duke treguar se ndikimi është vetëm i përkohshëm. 

Megjithatë, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se aftësia për të nxjerrë kuptimin më të thellë nga informacioni u dëmtua duke shpenzuar shumë kohë në një  telefon, përkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat