Xiaomi promovon telefonin Redmi, me kamerën 64MP

Mobile

Xiaomi promovon telefonin Redmi, me kamerën 64MP

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:06
Xiaomi promovon telefonin Redmi

Xiaomi po sjell një telefon Redmi 64MP në tregun e telefonave, por nuk dimë kur, me çfarë çmimi apo çfarë do të duket në pamje. 

Lajmi është ndarë nga ekipi Xiaomi në rrjetin social kinez Weibo dhe posti tregon një pamje të ngushtë të syrit të një mace me numrin 6400.

Teksti i përkthyer thotë diçka si “hyjmë zyrtarisht në epokën e 64 milionë pikëve” e cila do të jetë sasia më e madhe e megapikselëve që kemi parë në një telefon deri më tani.

Duhet cekur se nuk dihet sa efektive do të jenë, pasi të gjithë telefonat 48MP që janë testuar deri më tani, të tillë si Honor 20 dhe OnePlus 7 Pro, sjellin përmirësime minimale.

Disponueshmëria ende duhet të publikohet, por ndoshta do të shohim disa postime të mediave sociale rreth telefonit të mençur RedMi 64MP në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat