Kamera e iPhone 11 mund të bëjë gjëra që telefonat Android e kanë të pamundur

Mobile

Kamera e iPhone 11 mund të bëjë gjëra që telefonat Android e kanë të pamundur

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Apple pritet të vë një kamerë me kënd të gjerë, në iPhone 11 që do të lansohet në shtator.

Nuk është hera e parë që po e shohim këtë kamerë, meqë ka kohë që është shfaqur në telefonat e zgjuar android, që kur LG e vendosi më 2016 në LG G5 dhe LG V20, transmeton Telegrafi. Thënë shkurt, është një kamerë që merr pamje në një kënd më të gjerë në video dhe fotografi.

Rezultati është një imazh më panoramik, përfshirë edhe shumë detaje, përtej kufijve të pamjeve që marrin kamerat e telefonave të zakonshëm. Duket se Apple do të provojë në stilin e vet, që të vë këtë lloj kamere që mund të bëjë gjëra që telefonat android e kanë të pamundur, për të rivalizuar me Samsung dhe LG.

Sipas 9to5Mac, Apple ka nisur angazhimet që të krijojë kamerën e vet me kënd të gjerë, për t’i dhënë mundësi shfrytëzuesve më shumë kontroll mbi fotografi.

Opsioni që pritet të quhet Smart Frame, pritet të mundësojë imazh me kënd të gjerë edhe kur shkrepen imazhe të zakonshme. Në këtë formë, do të përshtatet kuadri i përgjithshëm, si standard në çdo fotografi.

Sa e keni shikuan një fotografi dhe keni menduar se pse nuk e keni vënë kamerën më lartë, ta kishit kthyer më në majtë apo të djathtë, Smart Frame do e bëjë këtë për ju.

Formati Smart Frame do iu ndihmojë edhe t’i drejtoni fotografitë e shtrembëruara, pa pasur nevojë të priten skajet apo të ngushtohet perspektiva. Kur drejtohen fotografitë, zakonisht pritet pjesët anësore, derisa perspektiva ngushtohet në masë të madhe.

Gjithnjë sipas 9to5Mac, kamera me kënd të gjerë, do të qëndrojë për një kohë te iPhone, ndërsa do të fshihet vet për arsye sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat