Linja e plotë e Apple për iPhone 2020 mund të ketë mbështetje 5G - Bota Sot
Linja e plotë e Apple për iPhone 2020 mund të ketë mbështetje 5G

Mobile

Linja e plotë e Apple për iPhone 2020 mund të ketë mbështetje 5G

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 16:08
Foto

Megjithëse disa prodhues të Android kanë filluar të ofrojnë telefonat e tyre në mbështetje të rrjeteve 5G, Apple do ta bëjë këtë më së shpejti në vitin e ardhshëm.

Analisti Ming-Chi Kuo sugjeron që linja e plotë e iPhone 2020 e kompanisë do të mbështesë rrjetet 5G.

Kuo këtë herë sugjeron se të tre modelet që do të lansohen vitin e ardhshëm, do të kenë modem 5G. Analisti më parë vuri në dukje se vetëm dy nga tre modelet do të vijnë me mbështetje 5G. Ai thekson se Apple ndoshta do të jetë e vendosur për këtë veprim për shkak të konkurrencës së Android dhe pranimin e mbështetjes 5G në segmentin premium.

Kompania nga Kupertino nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht asgjë rreth iPhone për 2020, por besohet se të tre modelet do të kenë një ekran OLED prej 5.4, 6.1 dhe 6.7 inç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...