Google Pixel 4 do iu mundësojë të kontrolloni telefonin pa e prekur me dorë - Bota Sot
Google Pixel 4 do iu mundësojë të kontrolloni telefonin pa e prekur me dorë

Mobile

Google Pixel 4 do iu mundësojë të kontrolloni telefonin pa e prekur me dorë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:07
Foto

Google ka konfirmuar një nga thashethemet më të mëdha rreth Pixel 4 të ardhshëm, duke zbuluar një teknologji të re që lejon përdoruesit të përdorin pajisjen duke përdorur vetëm gjeste dore.

Në një postim në blog, kompania teknologjike konfirmoi që moduli i saj më i ri i Pixel-it do të përfshijë atë që ai përshkruan si teknologji ‘lëvizje sens’ – një radar me rreze të shkurtra, që lejon përdoruesit të kontrollojnë telefonat e tyre nga një distancë e caktuar.

Pixel 4 do të jetë i pari i pajisjeve të Google që përdor teknologjinë, të quajtur Soli, dhe sipas kompanisë do t’u lejojë klientëve të ‘ndërrojnë këngët, të aktivizojnë alarmet dhe të heshtin thirrjet telefonike, thjesht duke lëvizur dorën.’

“Këto aftësi janë vetëm fillues, dhe, ashtu si Pixel-ët, përmirësohen me kalimin e kohës,” shkroi Google në një postim.

Një nga aplikacionet më intriguese të Soli do të kombinojë teknologjinë me softuerin e njohjes së fytyrës, duke e hapur telefonin nga një distancë, vetëm nëpërmjet shfaqjes së saj para ekranit.

Google thotë se Pixel 4 do të përdorë teknologjinë e radarit për të kuptuar kur jeni gati të kapni pajisjen, duke i mundësuar telefonit që të aktivizojë paraprakisht tiparin e tij të njohjes së fytyrës dhe teorikisht të përshpejtojë procesin e hapjes.

Telefoni i ri Pixel ka të ngjarë të lansohet në tetor në ngjarjen ‘Made By Google’ të gjigantit teknologjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...