Huawei Mate 30 do të ketë dy kamera 40MP?

Mobile

Huawei Mate 30 do të ketë dy kamera 40MP?

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 20:20
Huawei Mate

Huawei pritet të sjellë në vjeshtë Mate 30 dhe Mate 30 Pro, dhe telefonat duhet të kenë një modul kamerë në pjesën e pasme.

Sipas @ rodent950, modeli standard do të përdorë një sistem kamerash 40MP + 40MP + 8MP.

Sensori 40MP do të ketë një madhësi prej 1/1.5 "dhe një hapje prej f/1.6, por mund të jetë edhe më i madh - f/1.4. Sensori kryesor do të ketë RYYB piksel, ngjashëm te telefoni Huawei P30 Pro, si dhe do të mbështesë funksione të ndryshme të lenteve Cine.

Kamera e dytë 40MP do të jetë përgjegjëse për xhirime ultra të gjera, teksa  kamera për selfi është 8MP dhe vjen me zmadhim 5X.

Specifikimet e tjera të telefonit Huawei Mate 30 përfshijnë çipin Kirin 985, modemin e integruar 5G, mbushjen me shpejtësi 55W dhe atë pa tel 10W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat