Samsung Galaxy Tab S6 është i vetmi konkurrent për iPad Pro

Mobile

Samsung Galaxy Tab S6 është i vetmi konkurrent për iPad Pro

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 00:57
Samsung Galaxy Tab S6

Tabletët iPad janë më të mirët që mund të gjenden, mirëpo të gjithë ata që nuk e duan sistemin operativ të Apple, atëherë mund të blejnë një Samsung Galaxy Tab S6, një tablet shumë i përshtatshëm.

Ky tablet Android, është pasardhësi i Galaxy Tab S4 – pasi që Tab S5 nuk ka pasur kurrë – me dizajn më të hollë dhe të lehtë, si dhe përformancë më të madhe.

Më e rëndëishmja, e ka të bashkëngjitur edhe lapsin e vet, që shmangë përdorimin e miut pa kabull, duke mundësuar që gjithçka të kryhet me shumë lehtësi. Derisa çmimi prej 585 eurove, apo 135 euro më lirë se iPad Pro me 11 inç, do jetë edhe më shumë i pëlqyer.

Në përgjithësi, Tab S6 është shumë i lehtë, i ndërtuar nga alumini, ndërsa xhami i fshihet me lehtësi dhe në pjesën e pasme e ka metalin e fortë që nuk thyhet edhe nëse bie.

Për ta bërë më të ngjashëm me iPad Pro, Samsung e ka ngushtuar nga 7.1 milimetra në 5.7, teksa iPad Pro është 5.9 milimetra. Qualcomm Snapdragon 855 është procesori i vënë në Samsung Galaxy Tab S6, që i mundëson kapacitet deri në 6 GB RAM.

Si i vetmi konkurrent për iPad Pro, tableti Samsung Galaxy Tab S6 do të lansohet më 23 gusht, ndërsa pritet të jetë shumë i pëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat