LG tregon datën kur do ta sjellë një telefon me dy ekrane

Mobile

LG tregon datën kur do ta sjellë një telefon me dy ekrane

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:43
LG

ëve të fundit, shumë prodhues të telefonave të zgjuar, kanë paralajmëruar se do të sjellin telefona me ekran të palosshëm.

Prapa nuk ka mbetur as LG, që ka njoftuar se do ta sjellë një telefon në këtë format të quajtur LG V50 ThinQ, mirëpo nuk është bërë ndonjë njoftim tjetër për këtë model.

Tani LG ka bërë një njoftim në formë ftese, ku tregon datën dhe organizimin, ku do ta sjellë një telefon me dy ekrane që palosen njëra me tjetrën. Derisa, në pjesën e sipërme e ka edhe një ekran të vogël për të dhëna elementare.

Në formën e një lojë, është bërë e ditur se kjo pajisje shfaqet më gjashtë shtator, në aktivitetin IFA që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Loja që tregon mundësinë e përdorimit të dy ekraneve në të njëjtën kohë, nuk dihet nëse bën të ditur se ky telefon është i orientuar në video-lojëra, që janë shumë të kërkuara.

Me këtë telefon që i ka dy ekrane, LG mund të jetë një hap më afër me telefonat e palosshëm si Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat