Samsung shfaq sensorin e kamerës me 108MP, bashkëpunim me Xiaomi

Mobile

Samsung shfaq sensorin e kamerës me 108MP, bashkëpunim me Xiaomi

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:05
Samsung

Duket sikur Samsung i ka çuar gjërat në nivelin tjetër duke njoftuar një sensor kamerash me 108MP.

Ajo që është veçanërisht interesante në lidhje me këtë sensorë është se si Samsung e zhvilloi atë në partneritet me Xiaomi. 

Kjo ka rezultuar në një sensor të quajtur ISOCELL Bright HMX. 

Sipas Lin Bin, bashkëthemelues dhe president i Xiaomi, “Për ISOCELL Bright HMX, Xiaomi dhe Samsung kanë punuar ngushtë së bashku që nga faza e hershme konceptuale për të prodhuar një sensor të imazhit të thellë prej 108Mp.”

“Ne jemi shumë të kënaqur që rezolucionet më parë të disponueshme vetëm në disa kamera të nivelit të lartë DSLR tani mund të dizajnohen në telefona.” ka shtuar Bin.

Ky sensor ka 0,8 mikro piksele që do të thotë se për sa i përket madhësisë fizike, do të jetë i njëjtë me kamerat aktuale 48MP dhe 64MP, që i bie se mund të përshtatet në dizajnet e telefonit aktual, por do të ofrojë një numër shumë më të lartë megapikselësh. 

Karakteristikat e tjera të sensorit përfshijnë aftësinë për të xhiruar video 6K me 30fps.

Samsung pritet të nisë prodhimin masiv të sensorit të ri më vonë këtë muaj, dhe Xiaomi gjithashtu më parë ka konfirmuar planet e tyre për të lansuar një telefon që do të përfitojë nga teknologjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat