Apple mund ta lansojë iPhone 11 me dhjetë shtator

Mobile

Apple mund ta lansojë iPhone 11 me dhjetë shtator

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 23:16
iPhone 11

Shumicën e prezantimeve të rëndësishme, Apple i bën gjatë muajit shtator, derisa sa i përket këtij viti, ftesat ende nuk janë shpërndarë për ndonjë aktivitet të caktuar.

Bazuar në një të dhënë të fshehtë që është gjetur te iOS 13 Beta 7, lë të kuptohet se iPhone i ri mund të lansohet me dhjetë shtator, që është pak më herët se që pritej.

“Gati për lansim” shkruan shkurt, në një dokument të këtij sistemi të ri operativ, që tregon edhe datën se kur do të jetë në dispozicion.

Më 2017 dhe 2018, ishte pikërisht data 12 shtator, kur Apple sillte versionet e reja, ndërsa mendohej se edhe gjatë këtij viti mund të ndodhte njëjtë. Deri më tani, Apple nuk ka bërë të ditur asgjë, ndërsa konsiderohet se është koha e duhur që të shpërndahen ftesat, nëse zhvillohet ndonjë aktivitet për prezantim.

Besohet se në këtë datë, do të shfaqet iPhone 11, në tri versione të ndryshme, me tri kamera në pjesën e pasme, si dhe ekran me 6.3 inç. Ka mundësi, që iPhone i ri ta ketë procesorin A13, si dhe portin USB-C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat