OnePlus 7T do të lansohet një javë më vonë se iPhone 11 - Bota Sot
OnePlus 7T do të lansohet një javë më vonë se iPhone 11

Mobile

OnePlus 7T do të lansohet një javë më vonë se iPhone 11

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Kompania pesë-vjeçare kineze solli telefonin e parë 5G ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij viti, me OnePlus 7 Pro 5G të saj, si dhe debutoi dy pajisje të tjera – ambiciozin (dhe të kushtueshëm) OnePlus 7 Pro dhe OnePlus 7, që është një pasardhës më i përulur i OnePlus 6T.

Dhe tani janë dëgjuar spekulime se jemi disa javë nga lansimi tjetër i telefonave OnePlus.

Samsung News pretendon të ketë datën e lansimit, që beson të jetë e enjte, 26 shtator 2019 në Indi. Telefonat më pas do të hidhen në tregje të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

OnePlus në mënyrë tipike fillon rifreskimin e serisë së mesme të telefonave rreth tetorit ose nëntorit, kështu që lajmi duket i besueshëm.

Nëse është e saktë, data e lansimit do të jetë vetëm disa ditë pasi iPhone i gjeneratës së ardhshme vjen në raftet e dyqaneve në të gjithë botën.

Për sa i përket asaj që duhet të presim nga një OnePlus 7T Pro dhe OnePlus 7T, disa detaje nuk janë shfaqur në internet ende.

Sidoqoftë, vitet e kaluara na kanë mësuar të presim fotografi të përmirësuar, karikim më të shpejtë, dhe mbase pak më shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...