Detaje në prag të lansimit të iPhone të ri - Bota Sot
Detaje në prag të lansimit të iPhone të ri

Mobile

Detaje në prag të lansimit të iPhone të ri

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 23:32
iPhone 11

Shtatori është shumë afër dhe ky mendohet të jetë muaji, kur Apple sjellë pajisjet e reja teknologjike, në mesin e të cilave edhe iPhonë të ri, që pritet të quhet iPhone 11.

Megjithëse ka shumë lajme dhe informata të rrjedhura, Bloomberg ka sjellë detaje në prag të lansimit të këtij telefoni të zgjuar.

“Do të ketë kamerë të zgjuar, shumë i rezistueshëm nga uji dhe me përfundime me metal mat” thuhet në raport, ku konfirmohet se ky iPhone vjen në tri versione, XS, XS Max dhe XR.

Brenda do ta ketë procesorin A13, ndërsa në ekranin OLED është larguar 3D Touch dhe është zëvendësuar me Haptic Touch, që nënkupton se përdoruesi duhet ta mbajë gishtin shuëm më gjatë.

Madhësia e të tre telefonave, duket i njëjtë sikur modelet aktuale, ndërsa sikur te Huawei dhe Samsung, kanë mundësi të mbushen me wireless. Kamera e zgjuar pritet të ketë edhe mundësi për pamje 3D, si dhe opsione tjera për video, mirëpo është opsionale.

Sa i përket nivelit të kapacitetit, pritet të ndërtohet me material të fortë, që e bënë edhe më rrezistent ndaj ujit, ndërsa përfundimet me metal mat, e bëjnë shumë më luksoz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...