Honor konfirmon lansimin e telefonit të ri për 4 shtator

Mobile

Honor konfirmon lansimin e telefonit të ri për 4 shtator

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:05
Honor

Honor ka konfirmuar prezantimin e telefonit të ri nga seria Honor 20 në fillim të muajit të ardhshëm.

Besohet se bëhet fjalë për modelin Honor 20 SE.

Një poster promovues u lëshua gjithashtu, duke treguar një telefon në duart e një njeriu të famshëm kinez. Mund të jetë Honor YAL-AL50 / TL50, i cili kohët e fundit u shfaq në listën TENAA me specifikimet e plota.

Telefoni vjen me një ekran 6.26 inç, bateri 4000mAh, me mbështetje për karikim të shpejtë 20W. Procesori që drejton telefonin është 2.6GHz me tetë bërthama. Telefoni mund të ketë mundësi për 6 GB, 8 GB dhe 12 GB RAM, si dhe 128 GB dhe 256 GB hapësirë ruajtjeje.

Një kamerë 48MP + 8MP + 2MP pritet në pjesën e pasme, ndërsa një kamerë selfie 32MP është në pjesën e përparme. Sistemi operativ është Android 9 Pie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat