Galaxy Fold mund të ri-lansohet më 6 shtator

Mobile

Galaxy Fold mund të ri-lansohet më 6 shtator

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 23:44
Galaxy Fold

Ndërsa Samsung konfirmoi që Galaxy Fold i vonuar, ri-dizajnuar dhe riparuar do të lansohet në Shtator, nuk e bëri publik një datë të saktë. 

Raportet sugjeruan që pajisja  do të lansohet rreth kohës kur iPhone-et e ri do të shpalleshin, por ky spekulim ishte i gabuar, sipas këtij raporti të fundit nga Korea.

6 shtatori është data e re e lansimit për Galaxy Fold sipas thashethemeve, dhe duket se Samsung do ta sjellë atë në konferencën IFA të radhës. 

Publikuar fillimisht në MWC 2019, Galaxy Fold fillimisht do të dalë në Korenë e Jugut, me raportin që përmend që pjesa tjetër e botës, përfshirë SHBA dhe Evropën, do të shohin pajisjen gjatë të njëjtit muaj.

Ndërsa Samsung nuk e komentoi çështjen, duke thënë se një datë e fillimit nuk është konfirmuar ende, raporti është mjaft i sigurt se dita e parë e shfaqjes në Berlin është data për të rrethuar në kalendarin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat