iPhone 11 Pro, i qëndrueshëm ndaj abuzimeve sesa çdo telefon tjetër më parë

Mobile

iPhone 11 Pro, i qëndrueshëm ndaj abuzimeve sesa çdo telefon tjetër më parë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:19
iPhone 11 Pro

‘Apple” ka lansuar dy reklama të reja për telefonin ‘Pro dhe Pro Max’.

Të dyja këto reklama tregojnë se telefoni iu bënë ballë dhe është i qëndrueshëm në shumë abuzime, sesa çdo telefon që iu është bërë ndonjëherë.

Në reklamën e parë janë përqendruar kryesisht në telefonin ‘iPhone 11 Pro’ dhe se sa i fortë dhe i përballueshëm është ai, raporton “The Verge”.

Në fillim të kësaj reklame telefoni hedhet me gjëra të përditshme si lodra dhe ushqim, të cilat asnjëra nuk janë fuqishëm të mjaftueshme për të dëmtuar apo thyer telefonin. Ndërsa, në pjesën e dytë gjërat bëhen më intensive duke hedhur copa të akullit, krehër të flokëve – dhe kuptohet as edhe një gërvishje e vogël në telefonin e ri të ‘Apple.’

Reklama e dytë fokusohet kryesisht në kamerën e telefonave të ri dhe se në çka është në gjendje kamera me 3 lente të këtyre telefonave të ri.

Kjo reklamë është një mësim i mirë për ata që dëshirojnë të i mësojnë ndryshimin e këtyre telefonave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat