Shpërndahen disa fotografi të Pixel 4 XL

Mobile

Shpërndahen disa fotografi të Pixel 4 XL

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Deri më tani, Pixel 4 është konsideruar si sekreti i mbajtur më së keqi nga Google, meqë shumë herë është parë si duket dhe janë mësuar specifikat që ka.

Në bazë të imazheve dhe dokumenteve të rrjedhura, apo nga dikush që ka arritur ta fotografojë nga afër, është parë nga afër Pixel 4 XL dhe derisa ishte i ndezur.

Tani janë shpërndarë edhe disa imazhe, që e tregojnë nga afër këtë telefon të zgjuar, i cili duket i gatshëm për prodhim dhe që mund të lansohet së shpejti.

Kamera dyfishe që është në pjesën e pasme, duket se mund të bëjë fotografi në kënd të gjërë, derisa ekrani ka rezolucion shumë të pastër.

Lidhur me specifikat dhe datën e mundshme të lansimit, duhet të pritet deri në tetor, kur edhe prezantohet zyrtarisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat