Mos i merrni më “borxh” karikuesit, ekspertët tregojnë rrezikun - Bota Sot
Mos i merrni më “borxh” karikuesit, ekspertët tregojnë rrezikun

Mobile

Mos i merrni më “borxh” karikuesit, ekspertët tregojnë rrezikun

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:59
Ilustrim

Keni marrë borxh një karikues të dikujt që nuk e njihni? Keni bërë një gabim shumë të madh. Sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike ky është një gabim i madh.

“Në 2019, kjo përbën një gabim shumë të madh. Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i marrësh borxh. Nëse jeni në një udhëtim dhe papritmas kuptoni se keni harruar mbathjet e çorapet. Besoj se nuk do t’i kërkonit një bashkudhëtari që t’ia merrni borxh? Do të shkonit në një dyqan e do të blinit të reja”, thotë eksperti Charles Henderson.

Henderson udhëheq një ekip hakerash që klientët i punësojnë për të thyer sistemet e kompjuterëve të tyre me qëllim që të zbulojnë pikat e dobëta.

Që kur hakerat kanë gjetur mënyrën për të implantuar karikuesit me viruse që mund të “rrëmbejnë” pajisje dhe kompjuterë, ekipi i tij i këshillon klientët që të bëhen paksa mosbesues ndaj karikuesve të të tjerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...